Tiranë, 12 shkurt, NOA - Territori shqiptar do te vijoje me mot te kthjellet ne pjesen me te madhe te tij perjashtuar zonat veriore sidomos ne ekstremin verior ku do te kete vranesira te cilat do te gjenerojne reshje te izoluara shiu dhe debore. Mesdita do te sjelle kthjellime ne Lezhe, Durres, Vlore, Sarande dhe Himare ndersa vranesira te lehta do te kete ne qytetet Diber, Peshkopi, Bulqize, Burrel, Librazhd, Korce dhe Erseke.
Shqipëria
Pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime ne zonat e ulta dhe ato bregdetare ndersa e gjithe zona malore e shqiperise do te dominohet nga vranesira dhe intervale te shkurtra me kthjellime. Ne kushtet e kthjellimeve dhe vranesirave kalimtare do te mbetemi edhe gjate nates. Temperaturat e mengjesit do te pesojne rritje me 1-2 grade ndersa ne mesdite nuk do te kemi ndryshime te dukshme te temperaturave.
Era do të fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 28 km/h dhe drejtim Verilindor, kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete 2 balle.
Europa
Rajoni i Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit do te vijojne me kushte te qendrueshme atmosferke Ku moti i kthjellet dhe i ftohte do te jete dominues ne te gjithe keto zona. Ndryshe paraqitet situata ne ishujt britanike dhe vendet Balltike pasi vranesirat reshjet e shiut dhe te debores do te jene prezent qe ne oret e para te dites. Problematike situata paraqitet edhe ne Europen verilindore sidomos ne Rusi ku reshjet e debores do te jene te konsiderushme, here pas here te shoqeruar me stuhi te forta ere. Edhe pjesa veriore e Spanjes do te jete me vranesira dhe reshje shiu dhe debore por intensiteti i tyre do te jete i dobet, gjate dites do te kemi fuqizim te eres sidomos ne zonen bregdetare duke bere qe deti te gjeneroje dallgezim te larte.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Ishujt Britanike do te alarmojne per shira dhe stuhi me rrufe;
Polonia do te rrezikohet nga reshje shiu dhe debore
Spanja alarmon per stuhi te forta ere dhe dallgezim te larte.
n.e/NOA