Tiranë, 12 Shkurt 2011 NOA - Masat ajrore te paqendrueshme do te mbeten prezent ne te gjithe territorin Shqiptar, vranesirat do te jene te pranishme gjate gjithe dites.
Ne mesdite do te kemi kalime te vranësirave neper te gjithe territorin shqiptar.
Qytetet qe do te kene vranesira do te jene Korça, Erseka, Bilishti si edhe qytetet veriore:
Bajram Curri, Puka, Peshkopia POR me diell do te jene zonat e ulëta dhe bregdetare: Tirana, Elbasani, Fieri, Lushnja, Durresi,Vlora Saranda, Himara.
Shqipëria
Sipas MeteoAlb gjate pjeses se dyte e dites zonat malore do te mbeten me vranesira te dendura ndersa pjesa tjeter e shqiperise do te karakterizohet nga moti i kthjellet dhe vranesira kalimtare.
Ne te njejtat kushte te kthjellimeve dhe vranesirave do te mbetemi gjate nates dhe mengjesin pasardhes.
Temperaturat e ajrit do te pesojne nje rritje te lehte ne mengjes POR edhe mesdita do te sjelle rritje te lehte te temperaturave ne te gjithe vendin.
Era do të fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 28 km/h dhe drejtim jugperendimor duke bere qe dallgezimi ne det te arrije deri ne 2 balle
Europa
Ne Europen Jugperendimore do te pozicionohet nje qender me presion te ulet atmosferik shoqeruar nga nje front i ftohte i cili shtrihet nga Atlantike deri ne qender te Spanjës.
Dhe per pasoje pjesa me e madhe e perendimit te kontinentit do te dominohen nga vranesira dhe reshje shiu dhe debore ku do te veçonim Ishujt Britanike, Portugalinë dhe Spanjen te cilet do te marrin sasi te medha te reshjeve.
Po ashtu nga vranësirat dhe reshjet e shiut dhe te debores do te dominohen Alpet e Europes si edhe vendet Balltike por intensiteti i tyre do te jete i dobet ndersa e gjithe pjesa tjeter e kontinentit do te karakterizohet nga moti i kthjellet.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Britania alarmon per reshje shiu dhe debore te dendur;
Spanja do te rrezikohet nga reshje te dendura shiu dhe ere te forte;
Vendet Nordike do te mbeten me debore dhe stuhi te forta ere.
e.t/NOA