English

Pas Egjiptit kërkohet largimi i qeverisë në Algjeri

Algjer, 12 shkurt, NOA - Turma e demonstruesve anti-qeveritarë është tubuar në kryeqytetin algjerian, përkundër paralajmërimeve të qeverisë.

Raportohet për përleshje ndërmjet protestuesve dhe forcave policore, të cilat ishin pozicionuar për të parandaluar protestën kundër presidentit Abdelaziz Bouteflika. Ky i fundit ndodhet në pushtet që nga viti 1999.

Portesta vjen një ditë pas përmbysjes së presidentit egjiptian, Hosni Mubarak. Kryengritjet popullore thuhet se po përhapen edhe në pjesë të tjera të botës arabe.

Grupet opozitare në Bahrain kanë bërë thirrje për protesta të hënën, kundër diskrkimiminit të pakicës shiite nga sundimtarët sunitë të Mbretërisë.

NOA/RFE

KOMENTE