Tiranë, 12 shkurt, NOA - Gazetat shqiptare vazhdojnë të flasin sërish mbi gjithçka ndodhi në demonstratën e 21 Janarit, duke pasqyruar arrestimin e 4 gardistëve të tjerë. Sikundër paraqesin edhe rezolutën e Partive Popullore Evropiane, të cilat dënojnë dhunën e ushtruar nga protestuesit gjatë asaj demonstrate.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Më në fund! Ajo që mendojnë vërtet”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete bisedën sekrete mes europarlamentarëve Lajçak, Svoboda, Kukan, Bostinaru dhe Kacin mbi gjendjen aktuale në Shqipëri pas takimeve me Ramën dhe Berishën.
“Arrestohen 4 gardistët e tjerë të grupit të zjarrit të Ahmetcenajt” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Matura shtetërore/ Modeli i ri për Letërsinë”.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Për 21 Janarin/ Vrasjet, arrestohen edhe 4 oficerë të Gardës”, i cili flet për vendimin e marrë nga prokuroria për thirrjen e Ngjelës dhe Gjinushit dhe cilësimin si një tubim të asaj çka ndodhi në 21 Janar.
“Zbulohet pasuria milionere e Ervinit të Big Brother”, është një tjetër artikull i gazetës.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “KQZ hap konkurs për zëvendësimin e komisionerëve të opozitës”; “Mubarak jep dorëheqjen pas 30 vitesh, festë në Egjipt”; “Islami: PS do marrë më pak bashki se në 2007-ën” etj.
“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Prokuroria: T’i hiqet imuniteti Metës dhe Priftit”, i cili citon shkresën që organi i akuzës i ka dërguar dje në mbrëmje Kuvendit, implikohet edhe ish-ministri.
“21 Janari, pranga edhe 4 gardistëve të tjerë” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar historisë së Ouens nga Manhatan, mbi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri.
Kurse “Nada, fejesa zyrtare e vajzës së Presidentit, me djalin e biznesmenit” është një artikull i suplementit “Bluetooth”.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Ashton, nga Tunizia, me mision në Shqipëri”, i cili tregon sesi komisionerja e Jashtme e Bashkimit Evropian do të vizitojë Shqipërinë për të negociuar mbi krizën politike.
“21 Janari, pranga edhe 6 gardistëve të tjerë gjatë natës, mes tyre 2 krerë të lartë” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Vendimet bëjnë grekë 2.5% të shqiptarëve”, “Tirana mbetet pa buxhet, shpërndahet Këshilli Bashkiak” etj.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “75 parti evropiane dënojnë Edi Ramën: Jo pushtet me dhunë”, i cili pasqyron reagimin e Partive Popullore Evropiane në lidhje me demonstratën e 21 Janarit.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Entuziazëm në Opozitën e Bashkuar, kalorësi i korrupsionit rikthehet në PS”.
Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Çmimet e barnave do të barazohen me ato në rajon”.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 12 shkurt 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.