English

Patozi në Vlorë: Mospërfillje për kundërshtarët, në 8 maj zgjedhin qytetarët

Vlorë, 12 shkurt 2011, NOA- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ditën e sotme ishte i pranishëm në mbledhjen e zhvilluar nga PD-ja e Vlorës.

Gjatë fjalës së tij Patozi tha se, qëllimi i mbledhjes ka qenë nisja e punës për 8 majin.

“Partia Demokratike, e gjithë makineria e saj elektorale, nga sot e deri më 8 maj do të jetë në funksion të fitores së zgjedhjeve lokale, pasi aty do të ballafaqohen alternativat dhe qytetarët do të zgjedhin me votën e tyre drejtuesit lokal”, u shpreh ai.

Patozi theksoi se asnjë nga kryesia e PD-së nuk duhet të merret me kundërshtarët politik, pasi sipas tij nuk ka kohë për të humbur.

Ndërkaq Ardian Kollozi, kryetari i PD-së për Vlorën, deklaroi përpara anëtarëve të kryesisë së PD-së, se të gjitha strukturat e PD-së së Vlorës, janë organizuar në formë efikase dhe janë të gatshme për të garuar për fitoren në nivel lokal.

a.y/NOA

KOMENTE