Tiranë, 12 shkurt 2011, NOA- Rreth një orë më parë tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur në flagrancë me lëndë narkotike.
Arrestimi ndodhi në zonën e quajtur Sauk afër Kryeqytetit, ku tre të rinjve ju gjet dhe sekuestrua një sasi prej 60 gramësh, lënde narkotike e tipit heroinë.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se identiteti i të ndaluarve është, Llazar Ropi, Franc Ropi dhe Albert Shkëmbi.
Sipas burimeve zyrtare të policisë behet e ditur se të ndaluarit ishin vënë nën shënjestrën e policisë si shpërndarës droge.
a.y/NOA