English

PS: Berisha duhet të iki sot

Tiranë, 12 shkurt, NOA – Partia Socialiste ka kërkuar largimin e kryeministrit pas akuzave për vrasjen e 4 demonstruesve dhe problemet me korrupsionin. Në një deklaratë të dhënë sot, anëtarja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Megi Ajtyresa tha për mediat se kryeministri aktual nuk duhet të lejohet më që të vjedhë pasurinë kombëtare.

Përfaqësuesja e PS-së u ndal edhe në ngjarjen e datës 21 janar, duke akuzuar kreun e qeverisë se po pengon hetimet dhe institucionet për zbardhjen e ngjarjes së datës 21 janar.

“Sali Berisha vret njerëz. Kjo qeveri duhet të ikë sot. Shqiptarët s’duhet ta lejojnë të vjedhë pasuritë kombëtare dhe zgjedhjet e ardhshme. Prokuroria nuk duhet të ndalet në proceset që ka nisur. Shqiptarët duan drejtësi dhe zbardhjen e vrasjeve, prandaj do të dalim në protestë më 18 shkurt”, tha sot në një deklaratë për mediat, Megi Ajtyresa.

Në emër të PS-së, Ajtyresa përshëndeti dhe vendimin e prokurorisë për heqjen e imunitetit të Ilir Metës dhe Dritan Priftit. Ndërkohë që ka theksuar se kryeministri Duhet të largohet edhe sepse tha që videoja është montazh.

“E përshëndesim prokurorinë për vendosmërinë që po tregon në goditjen e kusarisë dhe kërkojmë largimin e koalicionit të turpit urgjentisht nga qeveria. Saliu duhet të largohet sepse gënjeu shqiptarët dhe përbalti opozitën duke thënë se video hajnia e zëvendësit të tij është montazh”, tha Ajtyresa.

a.k/NOA

KOMENTE