Tiranë, 12 shkurt 2011, NOA- Pas kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit ndaj Dritan Priftin, ky i fundit është shprehur i habitur për një hap të tillë. Prifti e ka cilësuar si surprizë kërkesën e Prokurorisë për ndjekje penale, madje shtoi se, “Për mua është surprizë kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila i kërkoi Kuvendit autorizim për ndjekjen time penale. U njoha me kërkesën e prokurorisë sot pasdite. Prokuroria dyshon se është bërë korrupsion, pasi ka parë një video të re të regjistruar nga vetë unë, si video e Ilir Metës. Kush e beson që unë do filmoja veten duke bërë korrupsion??”. Ai ka vijuar më tej duke thënë: “Do e kisha sqaruar lehtësisht situatën nëse do më ishte bërë një thirrje e thjeshtë për sqarim. Me imunitet apo pa imunitet, unë mirëpres bashkëpunimin me Prokurorinë në të ardhmen”. Në mbyllje të deklaratës së tij Prifti shtoi se, “Në situatën që po kaloj, pas publikimeve dhe denoncimeve të shkuara, meraku i vetëm që unë kam është siguria e jetës sime dhe familjes”. a.y/NOA