English

SHBA: Dorëheqja e Mubarak, moment i veçantë në histori

Uashington, 12 shkurt, NOA – Dorëheqja e presidentit egjiptian Hosni Mubarak është një moment i rëndësisë së veçantë në histori.

Kështu e kanë cituar autoritetet e larta amerikane ikjen nga posti pas mëse 30 vitesh në pushtet, të kreut të Egjiptit, pas plot 18 ditëve të ashpra protestash të qytetarëve të vendit të tij.

Përmes nën-presidentit amerikan Xho Bajden, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë vlerësuar këtë si një moment rinisje për popullin egjiptian, edhe pse Mubarak, njihej deri dje si një nga më të mbështeturit prej tyre.

Bajden tha se Shtetet e Bashkuara që në fillim, i kanë qëndruar mendimit se e ardhmja e Egjiptit do të vendoset nga populli egjiptian.

Dhe se ato u kanë qëndruar parimeve bazë gjatë kryengritjes, duke përfshirë mospranimin e dhunës nga demonstruesit dhe thirrjet për respektimin e të drejtave të egjiptianëve.

Në fund, Bajden tha se tani tranzicioni politik në Egjipt të jetë një ndryshim i pakthyeshëm dhe një rrugë e negociuar drejt demokracisë.

n.e/NOA

KOMENTE