English

Shoqata “Gërdeci” dhe qytetarët, në 15 shkurt protestë për drejtësi

Tiranë, 12 shkurt 2011, NOA- Në 15 shkurt do të mbahet një protestë- marshim nga Muzeu Kombëtar drejt Ministrisë së Mjedisit, qytetarët së bashku me familjarët e viktimave të Gërdecit.

Mësohet se Shoqata e Gërdecit do të paraqes kërkesat në vijim:

1. Dorëheqja e Fatmir Mediut dhe ballafaqimi i tij me organet e drejtësisë

2. Kompensimi i prapambetur i rrogave të papaguara të punonjësve në fabrikën e çmontimit të armëve në Gërdec.

3. Përmbushja e premtimeve nga ana e Kryeministrit në lidhje me:

a. Një vit rrogë të plotë për të gjithë ish-punonjësit

b. Dy vjet asistencë

4. Dëmshpërblimi për të plagosurit nëpërmjet proceseve dhe vendimeve të drejtësisë .

5. Dëmshpërblimi për mjetet personale private të punës që përdornin ish-punonjësit (mjete motorike, etj.)

6. Pension për familjarët e viktimave

Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se, Ministrit Mediu dhe qeverisë do t’i jepet një javë kohë për të vepruar lidhur me kërkesat e lartpërmendura, ndryshe do të ndërmerren aksione më radikale.

a.y/NOA

KOMENTE