English

Shqiptarët protesta për Kalanë e Shkupit

Shkup, 12 shkurt, NOA - Lëvizja qytetare “ZGJOHU!” nesër do të mbajë një protestë kundër ndërtimit të kishës ortodokse në lokalitetin e Kalasë së Shkupit.

Drejtuesit e kësaj lëvizje kanë ftuar qytetarët që t’i bashkëngjiten kësaj revolte kundër “falsifikimit të historisë dhe përvetësimit të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore shqiptare nëpërmjet ndërtimit të kishës ortodokse në Kala dhe përpjekjeve për të shkatërruar shtëpinë e lindjes së nobelistes shqiptare Goxhe Bojaxhiu”.

Në përkrahje të lëvizjes “Zgjohu!” janë edhe Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni si dhe 18 shoqata të tjera joqeveritare.

Reagimet për ndërtimin e kishës janë shtuar kur punëtorë të një kompanie ndërtimore u hetuan të martën në mbrëmje duke kryer punimet në objektin e kishës, edhe pse ishte arritur një marrëveshje qeveritare për ndërprerjen e punimeve dhe gjetjen e një zgjidhjeje që objekti në ndërtim të tërhiqet ose të shndërrohet në objekt tjetër.

Drejtoria për mbrojtjen trashëgimore e Ministrisë së Kulturës bëri të ditur se po ndërtohet një muze për ekspozimin e artefakteve të gjetura nga gjurmimet arkeologjike në Kala, ndërsa gjithashtu ky objekt mund të shfrytëzohej edhe për kryerjen e riteve fetare ortodokse, pasi që në këtë lokalitet ka ekzistuar kishë që datonte nga shekulli 13.

NOA/INA

KOMENTE