English

Skandali, Dritan Prifti filmohet duke ndarë 70 mijë euro ryshfet me zv/ministrin

“Ish-ministri i METE, shtetasi Dritan Prifti dhe ish-zëvendësministri, shtetasi Leonard Beqiri, sipas asaj që evidentohet në video, kanë zhvilluar biseda për përfitime financiare, të parregullta, që vijnë nga ushtrimi i funksioneve të tyre publike dhe një moment shihet se ndajnë mes tyre një shumë prej 70 mijë eurosh”

LEXONI MË SHUMË MBI ARGUMENTIN:

Skandali i videos që vetë filmoi, flet Dritan Prifti

Prokuroria: Nuk ka rrjedhur informacion nga ne

Priftin filmon veten duke marrë 70 mijë euro

Ilir Meta: Të përshpejtohen hetimet mbi videon

Tiranë, 12 shkurt, NOA/ Ervin Tirana – (Përmbledhje) – Thellohet edhe më tepër skandali i përgjimeve. Këtë herë është vetë ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, ai që ka rënë “viktimë” e përgjimeve të tij.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme konfirmuan për agjencinë e lajmeve NOA, se ky institucion ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit të deputetit, Dritan Prifti.

Shkak është bërë një tjetër video e “dorëzuar” nga ish-ministri ku ai vetë shfaqet duke marrë rreth 70 mijë euro në dorë nga një zyrtar i Ministrisë së Ekonomisë.

Historia e kësaj videoje ka dalë gjatë hetimeve të prokurorisë pas denoncimit që Dritan Prifti i ka bërë ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta.

Burimet saktësojnë se faktet kanë dalë në dritë pasi ish-ministri dorëzoi te ekspertët e organit të akuzës orën me të cilën kishte filmuar ish-shefin e tij në zyrë.

Aparati i përgjimit është marrë nga ekspertët e huaj që po kryejnë hetimet dhe është vënë re se brenda saj ishte dhe një video tjetër, të cilën Prifti kishte kujtuar se e kishte fshirë nga memoria. Në këtë video shfaqet ish-ministri Dritan Prifti dhe ish-zëvendësministri Leonard Beqiri i METE-s, duke diskutuar për një aferë me vlerë 70 mijë euro.

Prifti i ka dorëzuar materialet filmike në datën 13 janar, duke qenë i bindur se brenda orës që bëri përgjimin ishte vetëm videoja mes tij dhe Ilir Metës.

Në kërkesën e Prokurorisë theksohet se “nga ekspertimi teknik i provave materiale ka rezultuar se në to ekziston edhe një video tjetër, e cila ishte fshirë, dhe është rikuperuar nga eksperti. Kjo video është e datës 11 mars, në të cilën janë regjistruar 2 persona, njëri ndër të cilët është ish-ministri i METE, shtetasi Dritan Prifti dhe ish-zëvendësministri, shtetasi Leonard Beqiri.

“Këta shtetas, sipas asaj që evidentohet në video, kanë zhvilluar biseda për përfitime financiare, të parregullta, që vijnë nga ushtrimi i funksioneve të tyre publike dhe një moment shihet se ndajnë mes tyre një shumë prej 70 mijë eurosh”, - theksohet në kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për Kuvendin.

Për këtë arsye Prokuroria ka vendosur që pasditen e djeshme të kërkojë nga Kuvendi nisjen e procedimit penal ndaj ish-ministrit, Dritan Prifti për korrupsion pasiv.

Gjë që do të thotë heqjen e imunitetit të tij si deputet i Kuvendit. Kërkesa e prokurorisë mbanë mbishkrimin sekret dhe i është dorëzuar dje Kuvendit.

Pjesë të detajuara nga dokumenti i firmosur nga Ina Rama:

“Nga provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit paraprak, ka të dhëna të mjaftueshme që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se deputeti Dritan Prifti ka kryer veprën penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 260 e 25 të K.Penal.

Të nderuar deputetë;

Nga sa u parashtrua më lart krijohet baza e mjaftueshme ligjore për të ushtruar ndjekjen panel ndaj deputetit Dritan Prifti.

Për këto arsye, në mbështetje të nenit 73, pika 2 të Kushtetutës dhe neneve 75, 75/b paragrafi i dytë dhe 288 të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë nga ana juaj dhënien e autorizimit për të procedura penalisht z. Dritan Prifti, deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Bashkëlidhur po ju dërgojmë dhe një kopje të aktit të ekspertimit teknik.

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.

e.t/NOA

LEXONI MË SHUMË MBI ARGUMENTIN:

Skandali i videos që vetë filmoi, flet Dritan Prifti

Prokuroria: Nuk ka rrjedhur informacion nga ne

Priftin filmon veten duke marrë 70 mijë euro

Ilir Meta: Të përshpejtohen hetimet mbi videon

KOMENTE