English

Somnambulizmi, shkak një defekt i ADN-së

SHBA, 12 Shkurt NOA - Një përgjigje e mundshme është dhënë nga studiuesit e Washington University School of Medicine, të cilët janë drejtuar nga doktoresha Christina Gurnett dhe kjo në lidhje me somnambulizmin. Studimi i publikuar në Neurology, ka nxjerrë në pah origjinën e “bezdisjes” së gjumit dhe diçka e tillë vjen si rrjedhojë e një defeti të ADN-së. Për të provuar këtë fakt, studiuesit kanë marrë ne ekzaminim kodin gjenetik të një familje somnambulësh të 4 gjeneratave. Në 22 subjekte të analizuar, somnambulizmi prekte faktikisht vetëm 9 persona. Me sa bëhet e ditur studiuesit kanë arritur ta gjejnë deftin në segmentin e kromozomit 20. 28 janë kështu gjenet e përfshira në këtë hetim, tek i cili shpresohet të nxirret një përgjigje. Megjithatë mund të thuhet me siguri se gjeni i adenozinë deaminazi është i përfshirë në këtë dukuri dhe është i njohur për lidhjen që ka me gjumin, në lidhje me valët tipike të somnambulizmit.

r.b/NOA

KOMENTE