English

Tony Parker: Kam vuajtur pas divorcit nga Eva

E martë, 12 shkurt 2011, NOA- Ylli i basketbollit Tony Parker ka pranuar se pas ndarjes nga aktorja Eva Longoria ka vuajtur shumë, madje ka thënë ai nuk kanë të pakta momentet e vështira pas ndarjes.

“Ndarja ishte e vështirë. Ashtu sikurse të tjerët, edhe unë kam mësuar nga jeta shumë dhe po ashtu mësoni shumë edhe nga gabimet. Kam qenë me fat në jetën time”, deklaroi Tony Parker.

Ai u divorcua me aktoren e “Shtëpiake të dëshpëruara” në janar, por shpreson që të nisë një jetë të re dhe përkundër lëkundjeve shpirtërore, ai ndihet me fat në jetën e tij.

a.y/NOA

KOMENTE