English

Urgjent/ Lirohet gardisti Alfred Ahmetcenaj

Tiranë, 12 shkurt, NOA – Ndërsa prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg për majorin e lartë të Gardës së Republikës, Alfred Ahmetcenaj, gjykata e Tiranës e ka liruar atë, me detyrim paraqitje.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet pranë gjykatës, të cilat shtojnë se Ahmetcenaj ka pohuar gjatë seancës ndaj tij se nuk ka dhënë asnjë urdhër qëllimi ndaj trupave të Gardës ndaj demonstruesve të opozitës, më 21 Janar.

komandanti i njësisë speciale të Gardës Alfred Ahmetcenaj është paraqitur rreth orës 09.00 në Gjykatën e Tiranës për të marrë vlerësimin e masës së sigurisë.

Ndërsa avokati i tij mbrojtës ka pretenduar se klienti i tij nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe për pasojë, muk mund të rrijë as edhe një minutë në qeli.

Ndërsa prokuroria ka pohuar se do ta apelojë këtë vendim të gjyqësorit, në instanca të tjera.

n.e/NOA

KOMENTE