English

Vetëvritet 10-vjeçarja pasi ishte përdhunuar

Indi, 12 Shkurt NOA - Një vajzë indiane dhjetë vjeçe i ka vënë zjarrin vetes duke u vetëvrarë dhe kjo pasi ishte përdhunuar nga dy shokë në Firozabad (India qendrore).

Vogëlushja u nda nga jeta pas 15 ditëve agoni si pasojë e djegieve që kishte pësuar në 70% të trupit të saj. Vajza ishte tërhequr nga dy djem në një fushë të braktisur, ku më pas u përdhunua. Disa qytetarë të cilët u tërhoqën nga të bërtiturat, bënë të mundur arrestimin e dy personave. Më pas kur u kthye në shtëpi ajo i vuri flakën vetes. Një përgjegjës i spitalit S. N. Medica College në Agra shpjegoi se “vogëlushja studionte në shkollën e Firozabad dhe u shtrua në spital në kushte të dëshpëruara. Kushtet e saj vazhdonin gjithnjë e të përkeqësoheshin,ku përpjekjet për ta mbajtur në jetë nuk rezultuan të suksesshme dhe për këtë arsye u nda nga jeta ditën e djeshme në mbrëmje”.

r.b/NOA

KOMENTE