English

Vrasje në Qytetin Studenti, qëllohet 26-vjeçari

Tiranë, 12 shkurt, NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Qytetin Studenti në Tiranë, ku një i ri ka humbur jetën i qëlluar nga një armë zjarri prej shokëve të tij.

Ajo konfirmohet paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Tiranës, sipas të cilave, viktima quhet Alfred Musabelliu dhe është 26 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur konkretisht në rrugën “Ali Visha”, ndërsa policia ka mbërritur tashmë në vendngjarje dhe është duke mbledhur të gjitha provat dhe dëshmitë e mundshme rreth saj.

Ndërkaq, mësohet se ajo ka mundur të vërë në pranga dy persona të dyshuar si autorë të krimit, të cilët mbajnë përkatësisht emrat Albi Velaj dhe Donald Ymeraj, të dy 22 vjeç.

Por ato kanë shpallur në kërkim edhe personin e tretë, i cili mendohet se ka qenë gjithashtu bashkëpunëtor i tyre në krimin e rëndë të vrasjes së shokut të tyre ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE