English

Wikileaks detyron negociatorin Palestinez të dorëhiqet

E shtunë, 12 shkurt 2011, NOA- Kryenegociatori palestinez Saeb Erekat, i cili ka udhëhequr disa bisedime paqeje me Izraelin, ka dhënë dorëheqjen e tij.

Nëse më parë kishte deklaruar se, nëse do mësonte se të dhenat sekrete të botuara nga Wikielaks kishin dalë nga faqja e tij, ai do të dorëhiqej.

Erekat duket se e ka bërë fakt këtë deklaratë të tij, pasi ditën e sotme ai tha për BBC se e ka ndërmarrë një hap të tillë.

Ndërkaq pritet përgjigja e liderit Palestinez Mahmoud Abbas, reagimi i të cilit nuk njihet ende.

a.y/NOA

KOMENTE