English

Zonja e Parë e Francës, nis punën për regjistrimin e albumit të katërt

Paris, 12 shkurt 2011, NOA- Zonja e parë e Francës, Karla Bruni, po regjistron albumin e saj të katërt në një studio në Paris dhe jo në Los Anxhelo ashtu sikurse ishte përfolur.

Këtë lajm e bëri të ditur agjenti i saj, Bertrand de Labbey.

Zonja e parë e Francës, kishte lajmëruar dhjetorin e kaluar se po përgatitet për një album të ri, për të cilin ashtu si tre paraardhësit, i kishte shkruar vetë tekstin dhe e kishte kompozuar vetë muzikën.

a.y/NOA

KOMENTE