Tiranë, 13 shkurt, NOA – Virusi AH1N1, ose siç njihet ndryshe Gripi i Derrit ka prekur rreth 150 persona në gjithë vendin. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Enver Roshi.
Në një takim të zhvilluar sot me mjekët, janë dhënë dhe të rejat e fundit në lidhje me avancimet e kësaj sëmundje.
Sipas mjekëve dhe specialistëve që ndjekin nga afër gjendjen e pacientëve më këtë virus, simptomat nuk janë shumë të rënda. Mjekët thonë se pas marrjes së medikamanetve disa persona kanë arritur të përmirësohen ndjeshëm.
Numri i të sëmurëve më këtë virus është më i madhe në qytetin e Tiranës, ndërkohë që nuk mungojnë dhe rastet në zona të tjera të vendit.
Sipas mjekëve, aktualisht nuk ka asnjë person në reaminacion me këtë sëmundje. Ndërkohë që këshillohet marrja e vaksinës në mënyrë që të parandalohet marrja e virusit të rrezikshëm.
a.k/NOA