Shkup, 13 shkurt 2011, NOA- Lidhur me incidentin e ndodhur ditën e sotme në Kalanë e Shkupit në Maqedoni ka reaguar zyra e Bashkimit Europian dhe Ambasada Amerikane në Maqedoni.
Si BE edhe SHBA kanë bërë thirrje për qetësi pas incidentit që ndodhi në Kalanë e Shkupit.
Në reagim thuhet se ambasada po e ndjek me vëmendje situatën dhe u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të gjejnë zgjidhje përmes dialogut të qetë dhe konstruktiv, sepse çdo rrugë tjetër nuk do jetë frytdhënëse.
“Në këtë moment, siguria e bashkëjetesës ndëretnike është shumë e rëndësishme. Lidhur me ndërtimet në kalanë e Shkupit dhe me qëllim shmangien e incidenteve të ngjashme, projekte të tilla duhet së pari të vihen në debate publike”, thuhet në reagimin e zyrës së Bashkimit Evropian.
Sipas zyrës së BE-së, tejkalimi i tensioneve në vend mund të bëhet vetëm me dialog politk.
a.y/NOA