English

Durrës, sekuestrohen mbi 6 kg heroinë e mbërritur nga Kosova

Durrës, 13 shkurt 2011, NOA – Uniformat blu të antidrogës në qytetin e Durrësit sekuestruan mbrëmë 6 kg e 320 gr substancë narkotike e dyshuar si heroinë si dhe arrestuan në flagrancë poseduesin e saj, një 21-vjeçar. Sikundër bën me dije policia e Durrësit droga u kap rreth orës 18.00 të së shtunës në afërsi të vendit të quajtur Ura e

Dajlanit, që shënon edhe fillimin e zonës së plazhit të Durrësit.

Blutë e Durrësit pikasën të riun 21-vjeçar Ervin Baftjar Hoxha, banues në Durrës dhe i paskeduar më parë nga policia si i implikuar në veprimtari kriminale e keqbërëse.

Gjatë kontrollit të Ervin Hoxhës policia gjeti në çantën që ai mbante me vete një sasi lënde narkotike e llojit Heroinë, e cila peshonte 6 kilogram e 320 gram, e ndarë dhe e paketuar në 12 pako të mbështjella me natriban.

Sipas hetimeve të policisë mendohet se lënda narkotike mund të ketë ardhur në Shqipëri nga Kosova, dhe policia e Durrësit po punon për të gjetur destinacionin e saj, sa i përket tregut të brendshëm apo trafikimit drejt vendeve të tjera të Europës.

Policia e Durrësit pas hetimeve dhe praktikës procedurale ia kaloi çështjen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Durrësit.

Ndaj 21-vjeçarit Ervin Hoxha rëndon akuza për konsumimin e veprës penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

mit/NOA

KOMENTE