Itali, 13 shkurt, NOA - Nisur nga fluksi masiv i refugjatëve nga Tunizia, qeveria italiane bëri thirrje për ndihma humanitare emergjente për ishullin Lampedusa. Vetëm të shtunën më shumë se 300 tunizianë mbërritën me anije në ishullin që ndodhet rreth 150 kilometra para bregdetit afrikanoverior.
Katër ditët e fundit kanë arritur në Lampedusa 4000 refugjatë. Sipas medieve tuniziane, një njeri ka humbur jetën, ndërsa një refugjat tjetër konsiderohet i humbur. Ndërkohë autoritetet kanë nisur t`i sjellin njerëzit me traget dhe avionë në kampet e refugjatëve të ngritura në Itali.
NOA