Kajro, 13 shkurt 2011, NOA- Dy ditë pas marrjes së pushtetit, autoritetet ushtarake në Egjipt kanë njoftuar se kanë pezulluar Kushtetutën dhe kanë shpërndarë parlamentin.
Media shtetërore tha se autoritetet ushtarake do të jenë në pushtet për gjashtë muaj ose derisa të zhvillohen zgjedhjet.
Më tej u shtua se autoritetet ushtarake do të jenë në pushtet për gjashtë muaj ose derisa të zhvillohen zgjedhjet.
Mësohet se një komitet i ri është formuar për hartimin e projekt-Kushtetutës së re.
Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhje ne parë të kabinetit, Kryeministri Ahmed Shafik tha se prioriteti i qeverisë kujdestare ishte rivendosja e paqes dhe sigurisë në vend pas 19 ditësh demonstrata dhe trazirash politike.
Turma të protestuesve pro-demokracisë në Egjipt, për 18 ditë me radhë u rikthyen në sheshin Tahrir në kryeqytet, derisa çuan në dorëheqjen e Presidetit Hosni Mubarak.
a.y/NOA