English

Ekstradohet nga Londra, vrau në vitin 1992

Tiranë, 13 shkurt, NOA – Një person është ekstraduar nga Anglia pasi kërkohej për vrasje në vitin 1992. Personi i arrestuar është Fadil Hoxha, 42 vjeç lindur në Zall-Dardhë – Dibër. Ai u ekstradua sot në Tiranë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Hoxha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim Nr. 1135, datë 08.12.1994, e ka dënuar atë me 25 vjet burg për veprat penale të “Vrasjes me dashje”, kundër dy personave, njëra prej të cilave e mbetur në tentativë, dhe “Armëmbajtje pa leje”, dhe për “Përdorimin e armëve”.

Hoxha ka vrarë më 8 tetor të vitit 1992, Hysen Lucën. Pas vrasjes ai është po në vitin 1992, por është arratisur nga burgu gjatë trazirave të vitit 1997.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Londrën, më datë 16.08.2010, në Angli,u bë i mundur arrestimi. Ndërsa sot u bë i mundur dhe ekstradimi i tij.

a.k/NOA

KOMENTE