English

FSK: Kërkojmë përfshirjen e femrave

Prishtinë, 13 shkurt 2011, NOA- Femrat janë thirrur në radhët e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Kjo fushatë ka nisur në Lipjan duke shprehur interesimin që të ketë pjesëtarë edhe nga kjo komunë, sidomos nga femrat.

“Sipas statistikave, femra nuk është sa duhet e përfshirë në FSK. Mendoj se të jesh pjesëtare e FSK-së është kënaqësi, privilegj dhe krenari për FSK-në”, ka thënë Gjyste Dabaj, zyrtare e barazisë gjinore në Lipjan.

Kapiteni i FSK-së, Veli Murati, ka folur për detajet në fushatën e rekrutimit, e cila fillon prej 14 shkurtit dhe zgjat deri më 21 mars.

Sipas tij, të mirat që sjell anëtarësimi në FSK janë shkollimi, trajnimet, avancimi në degët përkatëse, mësimi i gjuhëve te huaja, si dhe shumë të mira tjera.

Ky është cilësuar si një hap para që femra të ndihet e barabartë me seksin mashkull.

a.y/NOA

KOMENTE