E diel, 13 shkurt 2011, NOA- E njohur si një ndër femrat më pasanike në botë, Paris Hilton ka një dobësinë ndaj ushtrimeve fizike në palestër.
Një mike e afërt e Hilton ka pohuar se ajo shkon përditë në palestër për plot dy orë së bashku me të dashurin e saj Cy Waits, ku duket se ndihet mirë.
30-vjeçarja dhe i dashuri i saj, menaxheri i një klubi nate në Las Vegas, Cy Waits, merren me aktivitete fizike aq shpesh, saqë Paris shprehet se po fillon të krijojë vartësi, çka duket se ka filluar ta trembë.
Sipas po të njëjtit burim mësohet se, aktorja dhe këngëtarja, është e njohur si dembele, por duket se aktiviteti fizik i jep një sadisfaksion të veçantë, çka e bën që çdo ditë të ketë një raport korrekt me palestrën.
a.y/NOA