English

Kapet 6 kilogramë heroinë në Durrës

Durrës, 13 shkurt, NOA – Policia e Durrësit ka arritur të kap sot rreth 6 kilogramë drogë të llojit heroinë.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se droga është kapur pas një aksioni të të forcave të rendit. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Dajlanit. Pas kontrollit policia ka gjetur 6 kilogramët e drogës në çantën e një personi.

Policia nuk ka dhënë ende identitetin e personit që transportonte drogën. Mendohet se ajo ka qenë e destinuar për tu nisur drejt Italisë. Ndërkohë që po pohohet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në trafik.

Pritet që policia e Durrësit të jap gjatë ditës së sotme informacione të tjera në lidhje me ngjarjen.

a.k/NOA (vijon..)

KOMENTE