English

Lista e TV shqiptare që ndëshkohen nga KKRT

Tiranë, 13 Shkurt 2011 NOA – Ndëshkohen disa televizione, kryesisht kabllore në vend për shkelje të ndryshme që lidhen me vjedhjen e programeve të TV të tjera përmes ritransmetimit të plotë.

Vendimet erdhën në mbledhjen e djeshme të radhës të Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, kryer nën drejtimin e Kryetares, Dr.Endira Bushati.

Gjithashtu merren edhe vendime të tjera të rëndësishme si rinovim licence, ndryshim të dhënash por edhe mosrinovim përfundimtar licencash si dhe organizim konkurrimi të kandidaturave për operatorë radiofonikë privatë vendorë.

Nga shqyrtimi i materialeve të paraqitura, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit mori vendimet, si më poshtë:

Sanksion me gjobë për subjektet:

- “TV Kabllor Irla” (200 000 lekë);

- “TV Kabllor Kuçova” (paralajmërim);

- “TV Kabllor Ura Vajgurore” (paralajmërim);

- “TV Kabllor Iliria” (paralajmërim);

- “TV Kabllor Kombi” (500 000 lekë);

- “TV Kabllor Alfa-Cable” (600 000 lekë);

- “TV Kabllor Divjaka” (paralajmërim);

- “TV Kabllor Jug” (800 000 lekë);

- “TV Kabllor Krutja” (paralajmërim);

- “TV Kabllor Pupa” (paralajmërim);

- “TV Kabllor Toshkëz” (paralajmërim);

- “TV Kabllor APT” (paralajmërim);

- “TV Jug” (100 000 lekë);

- “TV AVN” (500 000 lekë);

- “TV Apollon” (700 000 lekë).

Rinovim licence për subjektet :

- “TV Kombi”;

- “TV Klaudiana”.

Ndryshim logos sipas kërkesës së subjekteve :

- “TV K 8” merr emrin “TV Riviera”;

- “Radio Take 5” merr emrin “Radio Vesa”.

Miratim kërkesash për ndryshim të dhënash, sipas kërkesës së subjekteve :

- TV Kabllor “Tepelena Sat”;

- “Reçi KGM” sh.p.k;

- “Fokus Cable” sh.p.k..

6. Mosrinovim përfundimtar të licencës së subjektit “House of Arts Radio Television” sh.p.k., për operatorin radiofonik privat vendor “Radio House of Arts”.

7. Miratim mbi organizimin e konkurrimit të kandidaturave për operatorë radiofonikë privatë vendorë.

e.t/NOA

KOMENTE