English

Meta në Korçë për zgjedhjet vendore

Korçë, 13 shkurt, NOA – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta do të jetë sot në qytetin e Korçës në kuadër të fushatës paraelektorale për zgjedhjet vendore.

Burime nga LSI-ja thanë për Agjencinë e Lajme NOA se kreu i LSI-së pritet të zhvillojë një takim me anëtarët dhe simpatizantët e partisë në këtë qytet. Qëllimi i aktivitetit është përgatitja e elektoratit për fushatë si dhe përzgjedhja e kandidaturave të ardhshme vendore.

Takimi pritet të zhvillohet në orën 11.

Pritet që kreu i LSI-së të flas edhe për kërkesën që ka bërë Kuvendi në lidhje me heqjen e imunitetit të tij si deputeti i Kuvendit. Dje Meta kërkoi nga Kuvendi që t’i heq imunitetin me procedurë të përshpejtuar.

a.k/NOA (vijon...)

KOMENTE