English

Parashikimi i motit për 14 Shkurt 2011

Tiranë, 13 Shkurt 2011 NOA - Dita e hënë parashihet të dominohet nga vranësira te dendura ne te gjithë zonën malore ku në veri dhe veriperëndim do te gjenerohen reshje te izoluara shiu dhe debore.

Ndersa pjesa tjeter e Shqipërisë pritet të karakterizohet nga alternime te kthjellimeve dhe vranesirave.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb, pjesa e dyte e dites do te vijoje me vranësira dhe intervale me kthjellime vranesira ne Ultesiren Perendimor: Tirane, Fier, Berat, Lushnjë.

Ndersa zonat malore do te mbeten me vranesira te dendura dhe reshje lokale.

Gjate nates do te kete shtim te vranësirave ne te gjithe territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do te qëndrojnë konstante ne mëngjes ndërsa mesdita do te sjelle nje rritje te lehte te temperaturave ne vend.

Era do të fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me 27 km/h me drejtim jugperëndimor ndërsa deti do te gjeneroje dallgëzim 2 balle.

Europa

Një qendër me presion te ulet atmosferik është pozicionuar ne Evropën qendrore, kjo qender shoqërohet nga nje front i ftohte qe vjen nga Atlantiku si edhe nje front i ngrohte me shtrirje nga Spanja deri ne zemer te Europes.

Ne keto kushte vranësirat dhe reshjet e shiut dhe debores do te jene dominuese ne pjesën me te madhe te Europes Qendrore.

Po ashtu me kushte te paqendrueshme atmosferike do te mbeten Ishujt Britanike dhe vendet Balltike ku reshjet e shiut dhe debores do te jene prezente gjate gjithe ditës.

Ne gadishullin e Skandinavise problematike do te jete fuqizimi e eres duke sjelle stuhi te forta ndersa ne rajonin e Mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit do te dominojë moti i qendrueshem pasi kthjellet do te jene dominuese ne te gjithë rajonin.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Europa Qendrore alarmon rreshje debore dhe temperatura te ulëta;

Vendet Balltike do te mbeten me temperatura te ulta dhe dëbore;

Skandinavia do te rrezikohet nga stuhitë e forta te erës.

e.t/NOA

KOMENTE