Tiranë 13 shkurt, NOA – Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor gjatë ditës së sotme videon e re të zbuluar nga prokuroria, ku Dritan Prifti ka filmuar veten duke ndarë 70 mijë euro me ish-ministrin e Ekonomisë, Leonard Beqiri.
Pothuaj të gjitha gazetat i kushtojnë gjithë faqen e parë këtij argumenti, duke pasqyruar dhe reagimin e djeshëm të Priftit.
Një tjetër argument që zë vend në gazetat e ditës së sotme është dhe shpallja në kërkim e djalit të deputetes Luiza Xhuvani për vrasje.
Gazeta “Shekulli” hapet me titullin kryesor “Arkiva e laptopit, Prifti fundos veten” i ciliflet për zbulimin e prokurorisë dhe padinë ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti.
Për të njëjtin argument kjo gazetë sjellë dhe një përmbledhje të gjithë skandaleve dhe akuzave për korrupsion nën titullin “Të mbytur në Skandale”.
Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete; “Braçe: Emrat e të punësuarve nga Jozefina Topalli”, “Djali i deputetët së PS, Luiza Xhuvani, në kërkim për vrasje”
“Gjini ndryshe, bisedë me një katundar”.
Gazeta Shqiptare ka sot si argument kryesor skandalin e videos së ish-ministrit Dritan Prifti. “Ja provat e ryshfetit, Prifti-Meta”, është titulli kryesor i gazetës që pasqyron gjithë informacionin e botuar për këtë çështje përfshirë dhe detajet teknike të përgjimit.
Vijonë disa tituj të tjerë të kësaj gazete, “ Zv/ministri, Leonard Beqri” s’di pse më përgjoi Prifti
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin “Prifti, video për vetën akuzë tjetër për Metën” i cili flet për vendimin e prokurorisë për heqjen e imunitetit të Dritan Priftit dhe deklaratat e bëra dje për këtë çështje.
Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete; “Kuvendi “bllokon” imunitetin Meta hiqmani pa procedurë”, “Djali i deputetes Xhuvani kërkohet për vrasje”, “Gardistët me 400 fishekë më 21 janar”, “Tragjedia e Sukthit, mbyllen hetimet”, “Dorëheqja e Berishës, axhenda e opozitës”
Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin “Vetëvrasje korruptive”, i cili flet për zbulimin që kanë bërë hetuesit amerikanë në laptopin e Dritan Priftit. Për të njëjtin argument në faqe të parë të gazetës janë dhe titujt, “Shkëlqimi dhe rënia e regjisorit të kamerave të fshehta”, “Prifti: Kërkesa e prokurorisë ishte një surprizë”.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazet ; “BE-SHBA; Dënojmë dhunën e 10 shkurtit në Kuvend”, “Shalsi do të rishikojmë privatizimet”.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e DIEL, 13 shkurt 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
a.k/NOA