English

Rama në familjen e demonstruesit të vrarë Faik Myrtaj

Fier, 13 shkurt, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në familjen e Faik Myrtaj, një prej 4 demonstruesve që humbi jetën në datën 21 janar.

Kreu i PS-së u takua me familjarët dhe fëmijët e Myrtaj. Rama ka theksuar se do të jetë gjithmonë afër familjes dhe se do të përpiqet ta ndihmojë. Ndërsa ka shtuar se “humbja e babait për familjen është e pazëvendësueshme”.

Kreu i PS-së ka bërë apel edhe për zbardhjen e vrasjeve dhe për vendosjen e drejtësisë dhe ka shtuar se prokuroria ka vullnet për të hetuar.

50 vjeçari Faik Myrtaj humbu jetën në datën 21 janar. Ai ishte babai i dy fëmijëve, Renatos dhe Bardhit, të moshës 25 dhe 22 vjeç. Myrtaj banonte në fshatin Kreshpan të Fierit.

a.k/NOA (vijon..)

KOMENTE