Beograd, 13 shkurt 2011, NOA- Guvernatori i Bankës Kombëtare të Serbisë Dejan Shoshkiç, deklaroi se pas alarmit që çdo ditë vendi po mbytet nga borxhet, thekson se
Serbia nuk do të duhej të merrte më borxhe të reja, por të bënte marrëveshje të reja që të ketë mundësi financimi në rast se ekziston nevoja.
Guvernatori Shoshkiç ka deklaruar se vendi ka nevojë për një reformë të thellë në këtë kohë, e sidomos deri në periudhën e zgjedhjeve të reja kur mund të nisë rimëkëmbja.
Këtë marrëveshje Serbia do të duhej ta bënte me Fondin Monetar Ndërkombëtarë dhe atë në afat prej dy vjetësh, derisa të kalojë kriza financiare në Bashkimin Evropian.
Qeveria e Serbisë gjatë gjithë këtyre viteve të fundit është futur në borxhe për 23.3 miliardë dollarësh ose mbi katër milionë në ditë në dy vitet e fundit.
a.y/NOA