Pattaya, 13 shkurt 2011, NOA- Katërmbëdhjetë çifte do të jenë në garë, mes të cilëve njëri homoseksual, në konkursin për puthjen më të gjatë i organizuar në qytetin turistik Tajlandez të Pattaya, për Shën Valentinin.
Rekordi aktual është 32 orë, 7 minuta dhe 14 sekonda i realizuar në Gjermani në vitin 2009.
Kjo garë zhvillohet pikërisht në ditën e të dashuruarve, ku çiftet në të gjithë botën ditën e nesërme festojnë lidhjen e tyre të dashurisë.
a.y/NOA