English

Shoqata Shqiptare për incidentin: I gjithë kombi Shqiptar është një për trojet tona

k

Tiranë, 13 shkurt 2011, NOA- Lidhur me incidentin e ndodhur në Kalanë e Shkupit, ditën e sotme ka reaguar edhe Shoqata për "Mbrojtjen e të Drejtave Civile”.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat thuhej se, “Me hidhërim të thellë, u njoftuam për konfliktin etnik të radhës të ndodhur në Kalanë e Shkupit në Maqedoni në mes të shqiptarëve autoktone, dhe sllavomaqedonasve pushtues. Historia e konflikteve etinike në mes të Shqiptarëve dhe Sllavomaqedonasve e ka zanafillën që në shekullin e VI të erës sonë, ku sllavet erdhën nga shkretëtirat e Rusisë në Ballkan, konflikt i cili vazhdoi me shekuj, dhe po vazhdon edhe në ditët tona”.

Më tej vijohet: “Gjendja bëhet më e rende, ku i ashtuquajturi Kryeministër i Maqedonisë, me flamurin e nacionalizmit sllavomaqedonas pushtues, kërcënon shqiptarët autoktonë, dhe nxit qarqet antishqiptare në Maqedoni për revansh antishqiptar, duke nxitur një luftë të re në territorin e shtetit Maqedonas. Se përse e bën ai një gjë të tillë, vetëm ai e di, dhe po ashtu edhe Partia Shqiptare BDI, e cila vazhdon të qëndrojë në koalicion me një fashist, siç është Nikolla Gruevski”. Në përfundim të saj thuhej se, Shoqata “Mbrojtja e te Drejtave Civile” denon veprimet e Kryeministrit Nikolla Gruevski, dhe i kerkon atij, te ndale provokimet ndaj popullsise autoktone Shqiptare.

Deklarata e shoqatës mbyllet me paralajmërimin: “Ne e paralajmërojmë Z. Gruevski, se në rast të një konflikti të ri të armatosur në Maqedoni, ai do të jetë përgjegjësi, dhe, kësaj radhe, i gjithë kombi Shqiptar, do të bëhet njësh, për të mbrojtur trojet, dhe identitetin tonë kombëtar, duke përfshirë edhe Shkupin”.

a.y/NOA

KOMENTE