English

Shtëpia e Bardhë kritikon Iranin

SHBA, 13 shkurt, NOA - Shtëpia e Bardhë ka kritikuar Iranin se nuk ka lejuar tubimin e opozitës në mbështetje të kryengritjeve arabe.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Tom Donilon, i bëri thirrje qeverisë në Teheran t’i lejojë popullit “të drejtën universale për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, të demonstrojë dhe të komunikojë”.

Opozita iraniane kishte kërkuar leje nga autoritetet për të organizuar një tubim solidariteti me kryengritjet në Egjipt dhe Tunizi, por kërkesa ishte refuzuar si “e paligjshme”.

NOA/RFE

KOMENTE