English

Zvicër, qytetarët kundërshtojnë qeverinë për mbajtjen e armëve në shtëpi

E diel, 13 shkurt 2011, NOA- Qeveria e Zvicrës në ndryshimin e fundit që i bëri ligjit, parashikoi që qytetarët të lejoheshin të mbanin armë në shtëpitë e tyre.

Por ky hap nuk u mirëprit nga qytetarët të cilët nëpërmjet një referendumi, kërkuan ndryshime në ligjin e armëve, i cili në bazë të ndryshimeve të bëra i lejonte qytetarët që në banesat e tyre të posedonin armë, pasi sipas tyre ky nuk ishte një hap i mirëpritur.

Kjo shpjegohej në kërkesat e qytetarëve me një sërë arsyesh, ndërkohë që, shteti i Zvicrës njihet si një ndër vendet me numrin më të lartë të vetëvrasjeve në Botë, çka duket se i ka motivuar më tepër qytetarët të kundërshtojnë.

a.y/NOA

KOMENTE