English

Afrimi i zgjedhjeve, Topi takon shefin e OSBE

Tiranë, 14 shkurt, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi pret sot në një takim të veçantë ambasadorin e prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Uolfarth.

Lajmi bëhet me dijeni nga burimet presidenciale për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se takimi është kërkuar nga vetë kreu i shtetit dhe se do zhvillohet rreth orës 11:00 në mjediset e Presdiencës. Bëhet me dije paraprakisht gjithashtu se tema kryesore e këtij takimi do të jetë ajo e zgjedhjeve lokale dhe nisjen e punës konkrete për realizimin sa më të mirë të tyre, dhe konform standardeve të kërkuara përherë nga prezenca e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Tiranë.

n.e/NOA

KOMENTE