English

Arrestohet 24-vjeçari, i gjenden në banesë armë zjarri dhe municione

Shkodër, 14 shkurt, NOA – Forcat e policisë së Shkodrës kanë ndaluar në flagrancë Mikel Kolndrekaj, 24 vjeç, banues në fshatin Stajka të Shkodrës.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, ndalimi tij u bë pasi ky person, në bashkëpunim me vëllanë e tij Marjan Kolndrekaj 27 vjeç, më datë 26 janar kanë kryer vjedhjen me dhune rreth 300.000 lekë të vjetra, në një lokal lojërash fati, në qytetin Laç-Vau i Dejës, në Shkodër.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij personi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 pistoletë së bashku me një krehër me 7 fishekë, 1 automatik me një krehër me 30 fishekë, si dhe një sasi fishekësh të modeleve të ndryshme.

Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet procedurale dhe materialet iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprën penale të “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armeve dhe municioneve luftarake”.

n.e/NOA

KOMENTE