Tiranë, 14 shkurt, NOA – Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Kryeministri Sali Berisha ka theksuar se kryetari i PS-së ka marrë dënimin më ekzemplar nga Partitë Popullore Europiane.
Duke u ndalur në rezolutën që dënonte dhunën e PS-së, Berisha u shpreh se një dokument i tillë nuk është bërë nga PPE-ja as në rastin e Milosheviçit në Serbi.
“Kjo (rezolutë) përbën ndëshkim madhor ndërkombëtarë për kryetarin e PS dhe atë grup bllokmenësh që në krye të saj, kthyen PS në një parti dhune dhe taktikash të dhunshme për të marrë pushtetin. Kjo përbën një nga qëndrimet më të prera të që është mbajtur ndonjë herë në historinë e Europës së pas luftës ndaj një force politike të një spektri politik. Cilado ka qenë, parti e Sheshili apo Miloshecvicit, nuk kanë të regjistruar një rezolutë në të cilën të dënohet përpjekja për të marrë me dhunë pushtetin”, tha sot Berisha.
[media id=124 width=600 height=440]
Ai u shpreh se PPE është partia që ka modernizuar Europën edhe është forca më e madhe në Parlamentin Europian.
Ai u shpreh se ndëshkimi është unik dhe tregon sesa e ka dëmtuar Edi Rama interesin e çdo shqiptari.
“Në asamblesë e Partive Popullore Europiane u miratua një dokument historik për PD, Shqipërinë dhe shqiptarët. Dokumenti në të cilin, para së gjithash shprehet vlerësim i plotë dhe mbështetje totale për reformat e kësaj mazhorance, për qëndrimin e kësaj mazhorance, për suksesin e reformave të kësaj mazhorance në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Rezulota dënon në një rast unik për një vend të lirë, që nga Lufta e Dytë Botërore e deri më sot”, tha Berisha, duke shtuar se ky grupim politik ka qeveritë në vendet kryesore të BE.
a.k/NOA