English

Gjykata: 30 ditë burg për gardistët, njëri lirohet

Tiranë, 14 shkurt, NOA Update – Gjykata e Tiranës ka marrë masën e dënimit 30 ditë burg për tre nga katër gardistët e arrestuar si të dyshuar për vrasjet e 21 janarit.

Gardistët që janë dënuar me 30 ditë burg janë; Mark Nikolli, Sadik Çelaj dhe Gazmend Ahmetaj.

Ndërkohë që për mungesë provash nga ana e prokurorisë gjykata liroi gardistin Agron Malaj.

VIDEO: REAGON AVOKATI

[media id=125 width=600 height=440]

Avokatët e të dyshuarve deklaruan gjatë seancës se vendimi është marrë nën ndikime politike, pasi për tre gardistët nuk ka pasur prova për t’i mbajtur në burg gjatë hetimit. Akuza ndaj gardistëve është për shpërdorim detyre.

Për Agron Malaj prokuroria nuk paraqiti prova që nga arma e tij e shërbimit të jetë qëlluar.

a.k/NOA

KOMENTE