English

Italia kërkon ndihmë ndaj BE kundër klandestinëve nga Tunizia

Romë, 14 shkurt, NOA – Ka ekzistuar edhe më parë, por duket se me zhvillimet e fundit të paqëndrueshme të politikës në Tunizi, eksodi klandestin drejt Italisë është shtuar së tepërmi.

E si i tillë, është kthyer në një fenomen shqetësues për autoritetet zyrtare të Romës, e cila i ka dërguar një kërkesë të posaçme Bashkimit Evropian për të monitoruar dhe ndihmuar mbi parandalimin e këtij fenomeni.

Konkretisht, mbi 5000 klandestinë, kryesisht tunizianë, kanë mbërritur gjatë ditëve të fundit në ishullin italian Lampeduza, ndërsa autoritetet italiane presin valë të tjera refugjatësh.

Ndërkaq, në Lampeduza ka të ngjarë të qëndrojnë aktualisht rreth 700 refugjatë të ardhur me varka, kurse rreth 800 u dërguan të shtunën me avion dhe traget në Brindisi, Foxhia, Bari dhe Crotone.

Nga ana e tij, Kryqi i Kuq Italian do të ndërtojë të dielën në Sirakuza të Siçilisë, një qytet tendë për rreth 500 persona.

n.e/NOA

KOMENTE