Tiranë, 14 shkurt, NOA – Kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të dy deputetëve, Ilir Meta dhe Dritan Prifti, pritet që të diskutohet sot dhe të merret në shqyrtim nga Këshilli parlamentar për Rregulloren dhe Imunitetin.
Kështu, ky organizëm i brendshëm i Kuvendit pritet që të mblidhet sot për të përcaktuar procedurën parlamentare për kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme ndaj tyre.
Sipas nenit 118 të Rregullores, pas përfundimit të shqyrtimit të kërkesës, këshilli harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit. Më pas kërkesa vendoset në rend të ditës së seancës plenare, ku dhe i jepet fjala dhe deputetit ndaj të cilit është paraqitur kërkesa. n.e/NOA