English

LG optimus i zi krijon art me Keith Haring

Bashkëpunim për të sjellë stilin e Pop Art-it tek Smartphone-t

Tiranë, 14 shkurt 2011 NOA – LG Electronics (LG) po shënon dicka të fortë në dizajnin e smartphone-ve me një bashkëpunim me Fondacionin Keith Haring. Partneriteti do të sjellë vepër arti nga artisti legjendar i pop-it amerikan në LG Optimus Black, i cili vetëm 6 mm (në pikën e tij më të hollë) dhe 109 gramë, merr kurorën e smartphone-it më të hollë dhe më të lehtë në botë i pajisur me Android.

“Keith Haring frymëzoi botën e artit me imazhet e tij energjike dhe shumëngjyrëshe, të cilat njihen nga miliona vetë në të gjithë botën,” tha Dr. Jong-seok Park, President dhe Drejtor Ekzekutiv i kompanisë LG Electronics Mobile Communications. “Ne shpresojmë të kapim diçka nga ai “gëzim jete” nëpërmjet këtij partneriteti pasi ai është përsosmërisht në unison me filozofinë tonë “Jeta është e mirë”.

LG dhe Fondacioni Keith Haring kanë zgjedhur 2 nga punët e artistit për të krijuar mbulesa ikonike të prapme për LG Optimus Black. Kjo është hera e dytë që LG punon me fondacionin- më 2008 LG dhe fondacioni bashkëpunuan tek LG KF600 dhe LG KF700 me qëllim që të sillnin më shumë art në jetën e njerëzve.

“Fondacioni Keith Haring ka kënaqësinë të bashkëpunojë sërish me LG-në,” tha Julia Gruen, Drejtore Ekzekutive e Fondacionit Keith Haring Foundation. “Partneriteti me LG-në është një zgjerim i qëllimit të Keith-it për ta zgjeruar punën e tij drejt audiencave të ndryshme në një përpjekje për të hequr pengesat që ekzistojnë midis komunitetit të artit dhe njerëzve të zakonshëm.”

Duke bërë një deklaratë vizuale të fortë, LG Optimus Black ofron linja të zhdërvjellëta dhe të buta që janë njëkohësisht elegante dhe funksionale. Pavarësisht nga mënyra si mbahet, LG Optimus Black ka tingull të cilësisë së lartë si rezultat i një antene të dizenjuar që të jetë plotësisht e pavarur nga interferencat fizike.

Me ekranin NOVA, celulari Optimus Black siguron dritë optimale dhe lexueshmëri në të gjitha kushtet e ndriçimit.

Ekrani NOVA sjell një përvojë më natyrale të shfletimit të internetit duke shfaqur të bardha më të vërteta, ndërkohë që kursen 50% më shumë energji krahasuar me LCD-të normale.

Optimus Black ofron gjithashtu një mjedis më intuitiv për përdoruesin pasi funksionet më të përdorura mund të aksesohen direkt nga ekrani i kyçur me një komandë trokitje apo dridhje. Cilësi të tjera përfshijnë kamerën e parë ballore në botë 2 megapixel dhe aftësi upgrade-imi Android 2.3.

Celulari LG Optimus Black do të jetë i disponueshëm në ngjyrat e zeza, të bardhë dhe të tjera në tregje të zgjedhur europianë muajin e ardhshëm.

Vizitorët në Kongresin botëror të celularëve mund ta shohin personalisht telefonin Keith Haring LG Optimus Black nga 14 deri 17 shkurt 2011.

e.r/NOA

KOMENTE