English

Parashikimi i motit për 15 Shkurt 2011

Tiranë, 14 Shkurt 2011 NOA - Mengjesi i dites se neserme parashikohet të karakterizohet nga kthjellime ne pjesen me te madhe te vendit shoqeruar nga vranesira te here pas hershme.

Ndersa zonat malore do te dominohen nga vranesira dhe reshje te dobëta shiu dhe debore. Mesdita do te sjelle shtim te vranësirave ne te gjithe vendin duke bere qe shirat e dobet te dominojne te gjithe zonen malore.

Kurse zonat e ulëta dhe ato bregdetare do te karakterizohen nga vranësira dhe intervale me kthjellime.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb, pjesa e dyte e dites do te vijoje ne kushtet e motit te paqendrushem pasi i gjithe vendi do te karekterizohet nga vranesira te cilat do te rrezikojne shira lokale.

Gjate nates do te kete zhvendosje te vranësirave dhe reshjeve te shiut dhe dedores drejt zonave malore Lindore.

Temperaturat e ajrit do te qendrojne kostante si ne vlerat e mengjesit dhe ne ato te mesdites ne te gjithe vendin.

Era do të fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 28 km/h dhe drejtim kryesisht perendimore, kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete 2 - 3 balle.

Europa

Europa Jugperendimore do te dominohet nga vranesira dhe reshje shiu e debore ku problematike situata paraqitet ne veri te Spanjes pasi reshjet do te jete me intensitet te larte.

Po ashtu ne Ishujt Britanike dhe vendet Balltike do te kete vranesira, reshje shiu dhe debore, here pas here te shoqeruar me stuhi te forta ere.

Edhe nje pjese e Qenders se kontinentit do te karakterizohet nga moti i paqendrueshem por reshjet do te jene ne sasi me te pakta.

Ne zonen e Alpeve do te kete grumbullime te vranesirave te cilat do te gjenerojne reshje debore.

Ndersa Rajoni i Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit do te dominohen nga vranesira te dendura dhe reshje lokale.

Ndryshe paraqitet situata ne Lindje dhe verilindje te kontinentit ku moti i qendrueshem do te jete prezent gjate gjithe dites se marte.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Alpet Europiane alarmojne reshje debore dhe stuhi me rrufe;

Polonia do te rrezikohet nga reshje shiu dhe debore

Spanja alarmon per stuhi te forta ere dhe dallgezim te lartë.

e.r/NOA

KOMENTE