English

Përqafon djalin pas tre vitesh falë ueb-it

Kinë, 14 Shkurt NOA - Një fëmijë 6-vjeçar mundi sërish të përqafonte babain e tij, pas tre vjetësh dhe kjo gjithçka falë internetit. Ngjarja ka ndodhur në Kinë. Peng Gaofeng ka treguar këtë histori për të përditshmen China Daily, ku djali i tij ishte zhdukur në mars të 2008, pa lënë asnjë gjurmë. Për ta gjetur ai shpërndau në rrjet foto të shumta të tij, duke kërkuar ndihmën e të gjithëve. Përfundimisht, pas tre viteve të gjatë, një student i Pizhou, nga ana tjetër e vendit, ku jetonte Peng dhe djali i tij, pa fotot dhe kontaktoi më pas të atin e tij, i cili bëri menjëherë udhëtimin që ëndërronte prej kohësh: atë për të përqafuar të birin e tij. “Është im bir, nuk mund të gabohem kurrë, me njeh dhe flet njësoj si ai, në dialektin tonë”, - tha ai për shtypin. Dhe pse siguria e tij është maksimale, sërish duhet të presë analizat e ADN-së, për një siguri absolute. Megjithatë, Peng i ka mënjanuar këtë probleme të vogla dhe ka deklaruar:”Është një mrekulli e internetit”. r.b/NOA

KOMENTE