English

Post-Mubarak, Egjiptin aktualisht e drejton ushtria

Kajro, 14 shkurt, NOA – Ushtria do të drejtojë Egjiptin për gjashtë muaj, nëse nuk do të mbahen më parë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare.

Kjo është vetëm një nga pikat që janë përcaktuar si fillesa e demokratizimit të jetës në Egjipt pas protestave popullore që zgjatën18 ditë në këtë vend dhe mundësuan rrëzimin e pushtetit 35-vjeçar të ish-presidentit Hosni Mubarak.

Tashmë Këshilli i Lartë Ushtarak e ka shpërndarë parlamentin dhe ka shfuqizuar Kushtetutën, duke synuar krijimin e një dokumenti themeltar shteti në një kohë sa më të shpejtë.

Ai presupozon rregulla dhe mënyra të reja në drejtimin e shtetit dhe institucioneve, ndryshe nga koha kur Mubarak e drejtoi këtë vend prej dekadash.

Në këtë mënyrë gjeneralët plotësuan dy kërkesa të rëndësishme të demonstruesve, që Ndërkaq, ditën e djeshme, në sheshin Tahrir të Kajros, kaluan për herë të parë sërish makina.

n.e/NOA

KOMENTE