English

PPD, padi penale në GJND për genocidin kulturor në Maqedoni

Shkup, 14 shkurt, NOA - Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) do të ngrejë padi penale në Gjykatën e Hagës për gjenocid kulturor dhe zhdukje të trashëgimisë kulturore nga institucionet e Maqedonisë.

Kjo parti sot do të shpalos aktpadinë e hartuar për gjenocid kulturor dhe zhdukje të trashëgimisë historike e kulturore të shqiptarëve në Maqedoni, e cila do të dorëzohet Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi (GJND) në Hagë.

Aktakuza është ngritur kundër ministres së Kulturës, Elizabeta Kançevska-Mileska, Drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtjen e monumenteve Kulturore dhe Historike, Pasko Kuzman si dhe ambasadorit të BE-së në largim, Ervan Fuere.

“Sipas konventës së Hagës, projekti pansllav i zhbërjes së trashëgimisë ilirike në Ballkan, veçmas në Maqedoni dhe metodat e praktikuara të zhbërjes, bën pjesë në akuzat për zhdukjen e trashëgimisë historike universale”, theksoi analisti Nijazi Muhamedi për agjencinë e lajmeve INA.

Ai theksoi se me këtë padi që do të ngritët do të duhet që të gjitha lokalitetet ilire që janë shkatërruar nga mbretëria serbe dhe më pas maqedonasit duhet të vihen në mbrojtje të UNESCO-s dhe gjurmimet të realizohen me fondet e Bashkimit Evropian (BE).

Këto reagime vijnë pas fushatës së gjurmimeve arkeologjike nga Ministria e Kulturës nëpër disa lokacione të vendit, vendosjen e konstruksionit të kishës në Kalanë e Shkupit si dhe realizimi i projektit “Shkupi 2014”.

NOA-INA

KOMENTE