Tiranë, 14 shkurt, NOA – Avokatët e katër gardistëve të arrestuar kanë kërkuar që seanca të zhvillohet e hapur për mediat. Avokatët kanë argumentuar para trupit gjykues se 4 gardistët e arrestuar nuk kanë se çfarë të fshehin, ndaj dhe opinioni duhet të njihet me qëndrimin e tyre.
Një kërkesë e tillë e avokatit është hedhur poshtë nga ana e Prokurorisë, e cila ka kërkuar që për arsye hetimesh të mos u jepet një mundësi e tillë avokatëve dhe të dyshuarave.
Katër gardistët e arrestuar pak ditë më parë, dyshohen si shkaktarët e viktimave të datës 21 janar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në mbështetje të kësaj kërkese ka qenë dhe Komandantin e Njësisë Speciale të Gardës së Republikës, Alfred Ahmetcenaj, i cili pak ditë më parë mori masën e dënimit detyrim paraqitje.
Gardistët e arrestuar janë Mark Nikolli, Agron Malaj, Sadik Çelaj, dhe Gazmend Ahmetaj. Ata u ndaluan në datën 11 shkurt nga Policia e Tiranës, e cila zbatoi vendimet e arrestit e dhëna nga Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet.
a.k.NOA